Futboll Premier League Sport

ATALANTA-PSG/ Gasperini: Do ta bëjmë Neymar të kthehet të mbrojë!

Atalanta do luajë sot në mbrëmje kundër PSG-së në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Trajneri i ekipit italian, Xhan Piero Gasperini kërkon që ta bëjë Nejmarin të mbrojë në sfidën e sotme.

Gasperini dëshiron ta bëjë yllin brazilian të mendojë për mbrojtjen kur të përballet me Atalantën sot. “Ne nuk do luajmë të tërhequr. Ne duhet të luajmë pa ndryshuar veten tonë. Ne duhet të jemi Atalanta”, tha Gasperini për “Gazzetta Dello Sport”. “Nejmar është një prej më të mirëve në botë, por nëse ne sulmojmë ai do duhet të mbrojë. Mbape? Unë pres që ai të luajë”. Gaserini tregon se periudha e shkurtër kur ishte trajner i Interit në vitin 2011 e ka bërë të mësojë shumë. “Kundër Trabzonsporit, për herë të parë dhe të fundit unë luajta me katër mbrojtësa. Unë mora një humbje në atë ndeshje, por që më shërbeu si mësim që duhet ti qëndroj ideve të mia deri në fund”, përfundoi Gasperini.

Related posts

YLLI I PSG NUK KA MENAXHER/ Juventusi bën gati planin ambicioz

Delo.autor

E BUJSHME/ Lojtarët dhe tifozët që Ronaldo i ka bërë të qajnë (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHIMI PAS DËNIMIT/ Spalletti: Futbolli nuk është prioriteti kryesor i Nainggolanit

Delo.autor

Leave a Comment