Futboll Seria A Sport

ATALANTA-PSG/ “Të Kaltërit” do të kenë një tifoz special mbrëmjen e sotme

Mungon shumë pak nga fillimi i Atalanta-Paris Saint-Germain.

Ndeshja e vlefshme për çerekfinalet e Champions League do të zhvillohet Lisbonë dhe do të jetë me eliminim direkt.

Kjo sfidë do të ketë një spektator shumë të interesuar: Massimiliano Allegri. Trajneri livornez, në fakt, është i vendosur të kthehet në stol.

Allegri është kërkuar në të kaluar nga klubi francez dhe në rast të një humbje të bujshme kundër Atalanta-s, drejtuesit e kampionëve të Francës do ta shkarkonin trajnerin Tuchel.

Gjermani do t’ia linte vendin ish-teknikut të Milan-it dhe Juventus-it. Me pak fjalë, Max do të ketë një arsye më shumë për të qenë tifoz me Atalanta-n mbrëmjen e sotme.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Arbnor Fejzullahu: Punoj fort për tu RIKTHYER tek kombëtarja. Titullin në Shqipëri e fiton…

Isa.Autor

10 sportistet më tërheqëse, mes tyre një shqiptare (FOTO)

Q.Autor

SULMUESIT TË INTER I VJEDHIN “INSTAGRAMIN”/ Shikoni çfarë i bëjnë në profilin e tij zyrtar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment