Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Maradona në lot për motrën e tij! Covid-19 i merr një pjesë të zemrës

Raul Machuca, kunati i Diego Armando Maradona, vdiq në moshën 77 vjeç pas njëzet ditësh luftë ndaj koronavirusit. Kjo u njoftua nga shtypi argjentinas. Bëhet fjalë për bashkëshortin e Ritës, motra e moshuar e ‘Pibe de Oro’.

Gruaja gjithashtu u testua pozitive pas provës së tamponit, por është në gjendje të mirë shëndetësore. Machuca u konsiderua një pacient në rrezik për shkak të moshës dhe hipertensionit. Maradona, trajneri i Gimnasia La Plata, nuk kishte asnjë kontakt me ta gjatë karantinës dhe iu nënshtrua një tamponi të fundit me anëtarët e tjerë të klubit, duke rezultuar negative – raporton Sportmediaset.

Related posts

E PABESUESHME/ Mbrojtësi Bastoni mposht portierin Donnarumma me një “PERLË” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

PARIS 2024/ Grisi Koxhaku eleminohet nga gara e notit

F.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Real Madrid në sulm për Paul Pogba, ideohet shkëmbimi me…

Delo.autor

Leave a Comment