Futboll Kategoria Superiore Sport

SHKËLQEN SULMI/ Tirana triumfon në miqësoren ndaj Pogradecit

Tirana zhvilloi ditën e sotme një test miqësor me Pogradecin e Kategorisë së Parë, në prag të përballjes së Ligës së Kampionëve ndaj Dinamo Tbilis, që do të zhvillohet në 19 gusht në Gjeorgji.

Bardheblutë triumfuan me rezultatin e pastër 3-0. Muçi dhe Avdijaj ishin autoret e golave me kampionët në fuqi të Superiores, duke konfirmuar kështu formën e mirë të repartit ofensiv. Talenti bardheblu realizoi dopietë në minutat 34 dhe 44, ndërkohë që sulmuesi i afruar në merkaton e verës, Albion Avdijaj, vulosi sfidën me golin e tij në minutën e 70-të.

Kujtojmë që kryeqytetasit prej disa ditësh ndodhen në qytetin e Pogradecit, ku po zhvillojnë minifazën përgatitore.

Related posts

SUPERIORE/ Skënderbeu ndal “Bardheblutë”, Kukësi triumfon kundër Kastriotit

Delo.autor

LEVANTE-REAL MADRID/ Zidane me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Iker Casillas do të kandidojë për president në zgjedhjet e këtij viti

Delo.autor

Leave a Comment