Futboll Sport

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Diferencën pritet ta bëjë… “Jashtëtokësori”

Jo shumë kohë më parë, ndeshja që do të luhet sonte mes Barcelonës dhe Bayern Munich në “Estadio da Luz” të Lisbonës (ora 21:00)do të shihej si duel i stileve të ndryshme të lojës. Pozicionimi dhe prekja e Barcelonës do të sfidonin fuqinë fizike dhe përkushtimin gjerman si në një konfrontim pushtet-fuqi. Nuk është rasti i një këndvështrimi të tillë sonte, ku Barça paraqitet qartë si një ekip inferior ndaj bavarezëve.

Bayerni shihet si favorit kryesor për t’u kualifikuar. Përballë kësaj situate, të besuarit e trajnerit Setién e dinë që duhet të vuajnë. Ata do të përpiqen të befasojnë, duke dalë mbi problematikat e gjysmës së dytë të sezonit. Por ky është futbolli dhe nëse dikush ka Messin në radhët e tij, nuk ka asnjë surprizë që mund të përjashtohet.

Pas dy vitesh dështimeve të rënda në Champions, edhe pse shihej favorite, pas rezultateve të ndeshjes së parë kundër Romës dhe Liverpool-it, Blaugrana-t u larguan plot zhgënjim nga ky kompeticion. Kësaj here, kundër Bayernit, do të luajë kualifikimin në gjysmëfinale me një ndeshje të vetme. Krenaria, rezistenca dhe Messi duken tri armët më të forta të Barcelonës. Stili i lojës, një ADN më vete, është pjesa tjetër, që apriori duket si zbukurim te katalanasit.

Arsyet për të besuar te Barça është mbi të gjitha Leo Messi. Por, nëse ka diçka në të cilën gjermanët kanë të drejtë me prognozën e tyre, është se vetëm Messi nuk do të jetë i mjaftueshëm. Në këtë finale trë parakohshme, sidoqoftë, Barça nuk shkon e “zbathur”. Pas yllit argjentinas është një ekip i shkëlqyeshëm. Problemi është të shihni se sa do të funksionojë si “orkestër”.

Setién e di se skuadra e tij, në planin fizik, duhet të bëjë një hap përpara. Dallimi i madh midis dy pretendentëve është në ritmin e lojës. Barça, siç e njohu trajneri i tyre pas eliminimit të Napolit, nuk është aty, që të dominojë 90 minuta lojë. Në këtë kuptim, të besuarit e Flick janë e kundërta. Bavarezët janë të aftë të luajnë me dy shpejtësi mbi Blaugrana-t. Por, nuk kanë Messi.

 

Related posts

E FUNDIT/ FSHF i ofron një kontratë për 4 vite, ja çfarë kërkon Edy Reja

Delo.autor

“BLINDOHET SELMAN STËRMASI”/ Mbi 100 stjuartë për derbin e kryeqytetit, ja çfarë pritet

Delo.autor

“ËSHTË E PAKUPTUESHME…”/ Ish-gjyqtari spanjoll: Çmenduri sesi Leganes s’iu dha penallti kundër Real Madridit

Delo.autor

Leave a Comment