Futboll Seria A Sport

“ASKUSH NUK DO T’JA DIJË…”/ Guardiola i keqardhur për Lampardin: Do ta ftoj për darkë

Pep Guardiola mundohet të ngushëllojë mikun e tij, Frenk Lampard, pas shkarkimit nga stoli i Çelsit mëngjesin e së hënës. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së sotme të kampionatit kundër Uest Bromuiçit, trajneri i Mançester Sitit u pyet për vendimin e bluve të Londrës për të larguar teknikun 42-vjeçar nga stoli dhe katalanasi nënvizoi se trajnerëve nuk u jepet kohë për të aplikuar idetë e tyre dhe se ai do të takohet me Lampardin për të ngrënë një darkë kur të përfundojë izolimi.

“Njerëzit flasin për projekte dhe ide, por ato nuk ekzistojnë. Ti duhet të fitosh, ndryshe të zëvendësojnë. E respektoj vendimin e Çelsit, por shpresoj që të takohem së shpejti me Frenkun dhe shkojmë në një restorant bashkë me të me të përfunduar izolimi”, tha Guardiola.

Ndërsa tekniku i Lestërit, Brendën Roxhers, skuadra e të cilit ishte e fundit që mundi Çelsin në Premier Ligë, thotë se Lampard meritonte më shumë kohë për natyrën e skuadrës së tij, e cila bëri shumë ndryshime verën e shkuar: “Jam me të vërtetë i trishtuar për të dhe stafin e tij. Unë e di sesa shumë do të thotë klubi për të dhe gjithçka ai ka dhënë për ta. Duke parë skuadrën, duke parë sesa e re ajo është, ambientimin e lojtarëve të rinj, është një ekip që ka nevojë për kohë. Fatkeqësisht kjo kohë atij nuk iu dha. Ai gëzon respektin tim për karrierën si futbollist dhe kurajën që tregoi duke mos zgjedhur një rrugë të lehtë, por duke hyrë direkt në punën e vështirë të trajnerit dhe menaxherit”.

Related posts

(VIDEO) Befason Sevilla në minutën e parë shënon golin e parë

Q.Autor

Merkato/ Barcelona kërkon të transferojë ‘yllin’ e Realit

Q.Autor

Rikthimi i Ronaldos në ‘Old Trafford’, Manchester United shfaqet skeptik

Q.Autor

Leave a Comment