Futboll Premier League Sport

PAK DITË MË PARË RINOVOI KONTRATËN/ Rebelohet ylli i Dortmund dhe kërkon largimin

Mançester Junajtid nuk heq dorë nga Xhejdon Sanço. Anglezi që rinovoi pak ditë me parë me Borusian e Dortmundit shihet ende si një nga lojtarët më të mirë për sezonin e ri.sanco

Sipas mediave angleze, lojtari mund të prishë planet për skuadrën verdhezi, e cila nuk ka arritur të gjejë gjuhën e duhur me “djajtë e kuq” për talentin anglez. Borusia kërkonte 120 milionë euro për Sançon, por Mançester Junajtid nuk jepte më shumë se 80 milionë euro duke bërë që transferimi të mos kryhej.

Pak ditë më parë lojtari u përfshi në listën e skuadrës gjermane për fazën përgatitore në Zvicër. Mikael Cork, drejtori sportiv i skuadrës së Borusias, tha se afati i Mançester Junajtid për të marrë lojtarin kishte përfunduar dhe se ai do të qëndrojë në Gjermani.

Por Sanço mund të refuzojë të luajë me Borusian, duke kërkuar një transferim në Angli me çdo kusht, kjo do të bënte që Borusia të dorëzohej përfundimisht për të.

Related posts

“E DUA SI DJALIN TIM”/ Eto’o: Nëse “Pleshti” do të largohet, Barcelona duhet të ndryshojë emrin

Delo.autor

“Alarmohet” Juventus/ “Pensionohet” para kohe futbollisti i njohur i ekipit (FOTO)

Isa.Autor

Tjetër blerje “big”, Juventusi synon edhe Milinkovic-Savic

Isa.Autor

Leave a Comment