Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Interi piketon portierin Strakosha, është nga lojtarët që preferon Marotta

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia. Thomas Strakosha ka përfunduar në orbitën e Interit dhe Xhuzepe Marota po interesohet që të sigurojë sa më firmën e portierit shqiptar.

Strakosha është në vitin e tij të fundit të kontratës me Lacion dhe rinovimi, për një arsye apo një tjetër, nuk ka ardhur. Në ditët e kaluara u fol për një tjetër afrim të tij me Lacion, e cila është gati të plotësojë kërkesën e lojtarit për rritje rroge. Por gjithçka mund të ndryshojë me këtë lëvizje të Interit. Sipas mediave italiane, Xhuzepe Marota, i cili ka një preferencë të veçantë për lojtarët me parametër zero, ka nuhatur se afrimi i Strakoshës mund të kthehet në një goditje rëndësishme për zikaltërit të cilët pak nga pak kanë filluar rinovimin.

Edhe pse thuhet se Interi ka siguruar firmën e Onana të Ajaksit si pasardhës për Handanoviç, të kesh një portier me eksperiencë në Serinë A si Strakosha në përbërje nuk është aspak keq, sidomos kur vjen falas. Ndaj Marota po bën gati lëvizjen e tij për të siguruar portierin e përfaqësueses shqiptare, i cili ndërkohë vazhdon të mbetet zgjedhje e dytë te Lacio dhe mund të vendosë të nisë një aventurë të re, pse jo nën drejtimin përsëri të atij që i besoi i pari në elitën e futbollit italian, SImone Inzagit.

Related posts

DUELI PËR TITULL NDAJ BOKSIERIT BRITANIK/ Florian Marku ndihet gati: Sot, është dita ime!

F.autor

MANCHESTER UNITED-WEST HAM/ “Djajtë e Kuq” kundërpërgjigjen me talentin Greenwood, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

Lënia në stol e Gurit/ Trajneri i Ostendes: S’është lojtari që pamë në Shqipëri

Isa.Autor

Leave a Comment