Moto GP Të tjera

E konfirmon Yamaha, Rossi qëndron edhe në 2019

Valentino Rossi do të vazhdojë të garojë me Yamahën në Botërorin e MotoGP edhe në vitin 2019.
Është menaxheri i skuderisë japoneze, Lin Jarvis që e ka lënë të nënkuptohet këtë nëpërmjet një intervistë për faqe zyrtare të MotoGP.

“Nuk është ende zyrtare, por mund të them se Rossi do të qëndrojë me ne edhe në 2019 edhe pse ne vendosëm të prisnim testet apo edhe zhvillimin e ndonjë gare për të mbyllur përfundimisht akordin”, tha Jarvis. “Valentino ka dëshirën për të vazhduar të garoje, por për momentin nuk është e qartë nëse ai do të firmosë për 1 apo 2 vjet”.

Kjo do të thotë se edhe në vitin 2019 dyshja e pilotëve do të jetë pikërisht Rossi-Vinales, duke qenë se spanjolli ka arritur marrëveshjen me Yamahan për rinovimin e kontratës për 2 sezone të tjera.

Related posts

SEBASTIAN VETTEL I NEVRIKOSUR/ Shikoni si përplasi nga pas Verstappen, bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Nga 45 milionë në 500 mijë dollarë, ja rrogat e 20 pilotëve…

Delo.autor

Ten Brinke dhe Toby Price triumfojnë në etapën e 11-të të Rally Dakar

Q.Autor

Leave a Comment