Futboll La Liga Sport

“KATALANASIT” NË KOLAPS/ Barcelona merr lajmin e keq, lideri duhet të operohet

Barcelona ka marrë një lajm të keq. Portieri titullar Marc-Andre ter Stegen ka pësuar një dëmtim në gju dhe duhet të operohet. Shtatlarti ka probleme me gjurin e tij të djathtë dhe duhet të ndalet.

Gjermani do të operohet nesër me shpresën e madhe se gjithçka do të shkojë mirë dhe ai do të rikthehet në formë sërish. Ter Stegen ka përjetuar një nga sezonet e tij më të mirë të karrierës, pavarësisht se katalanasit u paraqitën dobët.

“Gardiani i portës” pritet të mungojë për rreth 2 muaj. Ter Stegen mund të humbasë fillimin e sezonit të ri për katalanasit. Drejtuesit shpresojnë që të rikthehet në kohë, pasi është një nga pikat më të forta të skuadrës.

Related posts

PLAS NË SERIE A/ Tension para duelit vendimtar ndaj Milan, trajneri Gasperini anulon konferencën për shtyp

Delo.autor

TUCHEL DREJT LARGIMIT NGA PSG/ Lëvizja e papritur e Leoanrdos “detyron” Allegrin të kthehet në Serinë A

Delo.autor

Juventusi në ANKTH/ Nisin kontaktet midis BARCELONËS dhe mesfushorit ballkanas

Sadik.Autor

Leave a Comment