Futboll Kategoria Superiore Sport

TARE SHPËRTHEU NDAJ DAVID SILVAS/ Reagon babai i mesfushorit: Secili mund të zgjedhë çfarë të dojë

Transferimi i David Silvës tek Real Sociedadi po vazhdon të shkaktojë polemika. Mesfushori spanjoll ishte shumë pranë kalimit tek Lacio ku do përfitonte 4 milionë euro në sezon, por në momentin e fundit dhe shumë surprizuese u zyrtarizua nga skuadra e Real Sociedadit.

Menjëherë pas këtij zyrtarizimi drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare tha se nuk e respektonte si njeri Silvën por vetëm si lojtar. Në lidhje me këto fjalë ka reaguar babai i David Silvës. “Kishte bisedime me Lacion por edhe me Real Sociedadin dhe ekipe të tjera. Nuk kishte asnjë marrëveshje të arritur me Lacion. David është i surprizuar me reagimin e Lacios. Secili mund të zgjedhë çfarë të dojë.

Lacio foli me agjentin e Silvës, jo me vetë Silvën. Nuk e kuptoj pse po e bëjnë kaq të madhe kur djali im nuk kishte arritur asnjë marrëveshje me Lacion”, tha babai i David Silvës për radio “Marca Donostia”.

Related posts

“E DASHUROJ…”/ Abramovich ka nxjerr në shitje Chelsea, Thomas Tuchel flet për të ardhmen

F.autor

Gjesti brilant i futbollistit të Liverpool, ja si i befason at e birë për finalen e “Championsit”

Sadik.Autor

VIDEO/ Reali katastrofë, Leganes në epërsi

Q.Autor

Leave a Comment