Futboll Seria A Sport

KËSHILLON “JASHTËTOKËSORIN”/ Higuain: Vuajta në Angli, mbrojtësit si dollapë rrobash!

Sulmuesi Gonzalo Higuain ka folur në lidhje me mundësinë e kalimit të Lionel Messit te skuadra e Manchester City-t. Sulmuesi argjentinas ka këshilluar shokun e tij të skuadrës në kombëtare se nuk duhet të nxitohet.

“Kam vuajtur shumë në ato gjashtë muaj në Premier League. Nuk munda të përshtatesha. Atje mbrojtësit të mbytin në shkelma dhe arbitrat nuk fishkëllejnë asgjë; mbrojtësit janë ndërtuar si dollapë rrobash dhe të godasin, sa herë të munden.

“Nuk e di se si do të ndikonte kjo te Messi. Nuk mendoj se ai do të vuante, pasi bëhet fjalë për një lojtarë të një tjetër niveli. Nuk e di se çfarë po mendon ai tani, por shpresoj  që të vendosë në bazë të asaj që ndjen dhe ai vendim ta bëjë atë të lumtur. Kjo është pjesa më e rëndësishme e një vendimi. Bëni atë që ju bën ju të lumtur, jo atë që i bën të tjerët të lumtur”, – tha Higuain.

Related posts

Papin: Zidane gaboi rëndë duke i besuar ende Benzemas

Q.Autor

Benedikt Howedes: Juventus? Do të shohim situatën, dhe do ta përcaktojmë të ardhmen time

Sadik.Autor

ISHTE KUSHTI I SIMEONES/ Atletico Madridi rinovon me portierin Oblak, ja përfitimet e çmendura

Delo.autor

Leave a Comment