Futboll Sport

NË SEZONIN 2012-2013 LUANIN NË KATEGORINË E KATËRT/ Ngjitja e Leipzig, nga fundi në majë për 7 vite

Në sezonin 2012-13 Lajpcigu luante ende në kategorinë e katërt dhe në 2015-16 mbërriti në Bundesligën 2. Sot do të diskutojë një biletë në finalen e Champions-it me PSG-në.

Ngjitja e jashtëzakonshme, përveçse shënon një tjetër skuadër të ish Gjermanisë Lindore në hartën gjeografike të futbollit europian, mban tre firma: atë të Ditrish Mateshic, miliarderit austriak, pronar i “Red Bullit”, atë të Ralf Rangnigut, arkitektit të modelit të organizimit taktik të klubit dhe atë të Julian Nagelsmanit, trajnerit 33-vjeçar i cili trashëgoi skuadrën e profesorit pas shkëlqimit në stolin e Hofenhaimit.

Mateshic është një që i kishte idetë e qarta, ashtu siç e tregon edhe skuderia fituese e Formulës 1. Kur hyri në futboll, e dërgoi Salcburgun nga periferia në qendër, duke nisur nga 2006 me afrimin e Trapatonit në stol. Pastaj transferoi te Lajpcigu Rangnikun, i cili pasi kaloi në rolin e supervizorit, në klub erdhi Nagelsman, i cili e kishte pranuar skuadrën e parë profesioniste në 2016, pa pasur ende licencën e trajnerit (29 vjeç).

Nagelsman, ishte një asistent i trajnerit rival që do të ketë sot përballë, Tuhelit. Ai këputi ligamentin e gjurit në mënyrë të parikuperueshme dhe e ndërpreu karrierën kur ishte ende 21 vjeç. Tuhel e mori tek Augsburgu. Këmisha e bardhë e Julianit, apo patericat e Tomasit? Një prej të dyjave do të shkojnë në finalen e 23 gushtit. Por një gjë është e sigurt, që të paktën një trajner në finale do të jetë gjerman.

Related posts

“NJË GODITJE E MADHE NË MERKATO”/ Usain Bolt komenton rikthimin e Ronaldo te Manchester United

Delo.autor

HISTORIA TRONDITËSE E YLLIT BELG/ Lukaku rrëfen: E shtonim qumështin me ujë, për…

Delo.autor

ZYRTARIZON NJË TJETËR PËRFORCIM/ Tirana arrin marrëveshjen me mbrojtësin korçar… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment