Bundesliga Futboll Sport

E ÇUDITSHME/ Peshk ton që në mëngjes, ja dieta e golave të Lewandowskit

Robert Levandovski nuk mund të mungonte në festivalin e golave ndaj Barcelonës, duke shënuar të gjashtin e mbrëmjes dhe të 14-tin në këtë sezon të Ligës së Kampioneve. Por receta e golave të bomberit polak të Bajernit të Mynihut fillon që në tavolinë. Fati i mirë i Levandovskit është se bashkëshorten e ka dietologe dhe pa dyshim që ushqimi i duhur i trupit, por njëkohësisht edhe i muskujve është më shumë se special.

Leva

Siç zbulon media polake, dieta e sulmuesit për mjaft persona mund të jetë e çuditshme, por ndoshta duke parë rendimentin e 31-vjeçarit, shumë do nisin që ta praktikojnë. Mëngjesi i Levës nis me një ëmbëlsirë sapo zgjohet, ndërsa në ushqimin e këtij vakti nuk mungon asnjëherë një racion me peshk ton. Ndërkohë, përpara ndeshjeve konsumon shumë proteina, ndërsa pas lodhjes së takimeve, për të pasur një rikuperim sa më të shpejtë, “benzina” e trupit janë avokado dhe perimet jeshile.

Nëse Robert prek drithërat dhe laktozën, e pret një ndëshkim i rëndë nga bashkëshortja Ana, ndonëse mbrëmjen përpara një ndeshjeje, pasi ka konsumuar darkën, një pjatë sultjash ia lejon vetes. Por sigurisht që muskujt nuk zhvillohen vete, ndërsa Ana, edhe si një karateiste profesioniste, i detyron edhe shumë orë në palestër, përveçse disa seanca jogash në javë, për një qetësi psikologjike, që është idealja pas presionit të daljeve në fushë.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Chelsea mposht Porton, me një këmbë në gjysmëfinale

Delo.autor

ZYRTARE/ Bayern rinovon me sulmuesin, kontratë deri në vitin 2029

F.autor

E TRISHTË/ Ylli i Superiores ka probleme me zemrën, ja çfarë thonë mjekët

Delo.autor

Leave a Comment