Futboll Sport

FRANCEZËT SHKRUAJNË HISTORINË/ PSG mposht Leipzig dhe shkon në finalen e Champions

Historike! PSG prek për herë të parë finalen e Ligës së Kampionëve. Skuadra franceze mposhti në gjysmëfinale Lajpcigun me rezultatin 0-3, në një sfidë të dominuar totalisht nga kampionët e Francës.

Pavarësisht përpjekjeve, skuadra gjermane ishte e pafuqishme përballë të besuarve të Tuhel. Vetëm 13 minuta i kanë mjaftuar PSG-së për të zhbllokuar rezultatin me anë të Markuinjos, ndërkohë që Angel Di Maria dyfishoi shifrat në minutën e 42-të.

Për të hipotekuar këtë sukses historik, mendoi Bernat në minutën e 56-të. Parizienët do të mësojnë ditën e nesërme se cili do të jetë kundërshtari në finalen e madhe. Kujtojmë që nesër do të luhet gjysmëfinalja e dytë mes Bajern Mynih dhe Lion.

Related posts

PSG do Kloppin. A do të mund ta arrijë?!

Sadik.Autor

NDESHJE MAGJIKE/ Barazim me gola, Liverpool dhe Manchester City ndajnë pikët në “Anfield”

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Mesfushorit Eriksen i duhen pak sekonda në fushë, nuk fal nga pika e badhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment