Futboll Premier League Sport

BARCELONA ZGJEDH TRANJERIN E RI/ Por rrezikon shkarkimin në fund të sezonit. Ja arsyeja

Ronald Kuman nuk fshihet më dhe e pranon se do të firmosë për Barcelonën. Nuk ka më asnjë dyshim se holandezi do të marrë drejtimin e klubit për dy vitet e ardhshme dhe të hënën në mbrëmje, administratori Oskar Grau ishte në Amsterdam ku mbylli marrëveshjen me federatën holandeze.

Kuman ka kontratë deri në fundin e vitit 2022, por në kontratën e tij ka pasur një klauzolë që mund të largohej nëse do ta kërkonte Barcelona. Në fakt, ditën e djeshme mediat kanë zbuluar se katalanasit duhet të paguajnë 4-5 milionë euro në drejtim të federatës së Holandës, në mënyrë që këta ta lënë të lirë. Më në fund erdhi ky shans dhe këtë herë nuk mund ta refuzonte. Kuman e ndien si detyrë që të ulet në stolin e skuadrës së zemrës dhe ta rimëkëmbë pas këtij sezoni të dështuar.

Nga dalja e zyrave të federatës holandeze, Kuman foli përpara kamerave të televizionit “NOS” dhe ishte i qartë. “Është momenti për të pranuar drejtimin e skuadrës së Barcelonës. Sigurisht që do të më pëlqente të isha trajner, por për momentin nuk mund të them asgjë. Nuk e kam hedhur ende firmën në kontratë. Mund të flasim sërish kur gjithçka të jetë 100% e sigurt. Duhet të presim edhe pak”, ka thënë trajneri holandez.

ronald kuman

Kuman mbërriti pasditen e djeshme në Barcelonë për të firmosur kontratën e tij. Pas shkarkimit të Kike Setienit, skuadra e Barcelonës dhe drejtuesit e saj ishin të bindur se Kuman është njeriu i duhur për të nisur një projekt fitues. Ai e njeh mirë ambientin dhe i pëlqen të luajë me qarkullimin e topit. Klubi katalanas ka arritur një marrëveshje për 2 sezone me holandezin, por viti i tij i dytë është i varur nga zgjedhjet presidenciale. Ato do të mbahen më 15 mars dhe në rast se Bartomeu do të humbasë, e ardhmja e Kumanit është në rrezik.

Related posts

Barcelona zgjedh numrat, ja kush do ta mbajë fanellën me nr.8 të Iniesta

Sadik.Autor

Lucas Moura te Tottenham, PSG fiton 28 milionë euro

Q.Autor

JOSHËSE DHE BOMBASTIKE/ Ju prezantojmë me tifozen më SEKSI të Seria B (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment