Futboll Seria A Sport

ECURIA/ Dominimi i ekipit të trajnerit Conte, shifrat “justifikojnë” bëmat

Sezonet brilante dhe bëmat e mëdha mbështeten nga shifrat. Ky është rasti edhe i Interit të Antonio Kontes: statistikat justifikojnë një sezon që mund të bëhet edhe më i shkëlqyer nëse zikaltrit do të ngrenë Ligën e Europës, të premten në mbrëmje. Këtë sezon Interi ka shënuar 111 gola, duke thyer rekordin e 2006/07 dhe 1950/51.kONTE

Për më tepër, ai i Kontes është ekipi i parë në historinë e Kupës UEFA / Liga e Europës, që fiton një gjysmëfinale me një diferencë prej pesë golash. Një pesëshe e ka bërë edhe një tjetër italiane, por Milani i Sakit e arrinte në Champions-in e sezonit 1988/89.

Statistika tjetër në anën e Kontes: ai mund të bëhej trajneri i tretë në historinë e Interit që i ka çuar zikaltrit në finalen e Kupës UEFA / Liga e Europës, që në sezonin e parë në stolin interist, pas Xhampiero Marinit dhe Xhixhi Simonit në 1997/98, i cili më pas edhe e fitoi trofeun.

Related posts

“KASTRIOTI DUHET VLERËSUAR SHUMË”/ Sulmuesi Imeri: Ne jemi profesionistë dhe kur futemi në fushë, nuk…

Delo.autor

E ardhmja, talenti i portës së Milanit gëzon tifozët me vendimin e marrë

Sadik.Autor

E TREGOJNË STATISTIKAT/ Shikoni cili është trajneri më i dobët tek Chelsea…

Delo.autor

Leave a Comment