Futboll Ligue 1 Sport

KUALIFIKIMI NË FINALEN CHAMPIONS/ As Neymar dhe as Mbappe, sekreti i PSG-së është Di Maria

Duheshin Mbappe dhe Neymar, por edhe një Angel di Maria i jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Paris Saint-Germain që të siguronte finalen e parë të Champions League në historinë e klubit.

Fitorja 3-0 e marrë kundër Leipzig ka konfirmuar moin e mirë të formës të francezëve. Megjithatë, kthesa e vërtetë ka ardhur me kthimin në fushë të argjentinasit pas skualifikimit. Ish-ylli i Real-it ka qenë autor i dy asisteve për shokët e skuadrës.

Një gol, dy asiste dhe çmimin e Lojtarit më të Mirë të ndeshjes.

Angel di Maria ka regjistruar shifra të frikshme në kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube. Që nga debutimi i tij në Champions në sezonin 2007-08, vetëm Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë bërë më mirë se ai për sa i takon asisteve.

32 për Pleshtin dhe CR7, 27 për argjentinasin. Di Maria, domethënë, është një mjeshtër i vërtetë dhe ku i dihet nëse nuk do t’i përmirësojë statistikat e tija në aktin e fundit të turneut.

Related posts

Arjen Robben nuk i zë besën Sevillas: Asgjë nuk ka përfunduar

Sadik.Autor

NUK NDALEN POLEMIKAT/ Nga gjuha tek pavarësia e Katalonjës; “El Mundo” zbulon klauzola të reja të kontratës së Messit

Delo.autor

22 GOLA NË 23 TAKIME/ Leva “kalon” Messin që në start. Në radhë janë Suarez dhe Ronaldo

F.autor

Leave a Comment