Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Milan largon një mbrojtës, kalon tek rivalët e Serie A

Milani ka shitur zyrtarisht Ricardo Rodriguez te Torino. Ai u ble nga rivalët e kuqezinjëve për një shifër prej 3 milionë eurosh. “Djalli” nuk e kishte në plane, prandaj punoi për t’i gjetur një ekip të ri.

Rodriguez zhvilloi vizitat mjekësore sot dhe u bë dhe zyrtarimi nga klubi. Mediet italiane shkruajnë se zvicerani firmosi deri në vitin 2024 dhe do të përfitojë 1.5 milion euro në sezon.

Sezonin e fundit, Rodriguez e kaloi te PSV, por nuk luajti shumë për shkak të ndërprerjes së kampionatit nga COVID-19. Karriera te Milani nuk i shkoi shumë mirë, pasi nuk u kthye kurrë në një lider në kampin italian.

Related posts

ZËVENDËSIMI/ Marcelo nuk e kupton pse LOPETEGUI e nxori nga loja

Isa.Autor

EIBAR I PËRULET MESSIT/ Shihni dedikimin për argjentinasin

F.autor

REALIZOI DOPIETË NDAJ GENOAS/ Ronaldo arrin 100 ndeshje me fanellën e Juventus, por synimi i vërtetë i CR7 është…

Delo.autor

Leave a Comment