Futboll Premier League Sport

CHELSEA KËRKON PËRFORCIME/ Ëndrra e Lampard do të kushtojë 200 milionë euro

Chelsea po përgatit një paketë 200 milionë euro për të siguruar mesfushorin e Bayer Leverkusen,  Havertz.

Sipas Bild, kjo është shumë që londinezët do të shpenzojnë në total për 21-vjeçarin.

Në të përfshihet kontrata e lojtarit, që besohet se do të ketë një vlerë 100 milionë euro për pesë vite dhe kostoja e kartonit të tij, gjithashtu 100 milionë euro.

Drejtuesja e Bluve, Marina Granovskaia, shpreson të arrijë një marrëveshje me klubin gjerman për 80 milionë euro, plus 20 milionë si bonuse.

Megjithatë, Leverkusen nuk nxiton sepse kontrata e Havertz skadon në vitin 2022 dhe nuk ka asnjë klauzolë për prishjen e parakohshme të marrëveshjes.

Related posts

Klopp i “çmendur” për Suson, bën gati 40 milionë euro

Sadik.Autor

VERONA-JUVENTUS/ Pas një pasimi perfekt nga Chiesa, Ronaldo zhbllokon sfidën për “Zonjën e Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

“ËSHTË E PABESUESHME AJO QË KAM PARË”/ Legjenda Keane kritikon ashpër CR7 me shokë pas derbit të Anglisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment