Futboll Sport

LYON-BAYERN MUNICH/ Të dy trajnerët zgjedhin lojtarët më në formë (FORMACIONET ZYRTARE)

Sot në orë 21:00 do zbulohet skuadra e fundit finaliste që do presë në finalen e Championsit PSG-në. Bajern Mynihu dhe Lioni do përplasen mes tyre për një vend në finalen e shumëpritur.

Janë zbuluar formacionet, dhe të dy trajnerët kanë zgjedhur lojtarët më në formë për këtë sfidë. Trajneri i Lionit, Garsia ka vendosur ti besojë sërish Kornetit që bëri një paraqitje mjaft të mirë kundër Mançester Sitit. Gjithashtu për ekipin francez do ta nisë nga fillimi edhe Memfis Depai. Nuk mungon as njeriu i momentit tek Lioni, Aurar që do e nisë nga fillimi takimin.

Në krahun tjetër trajneri i Bajern Mynihut, Flik nuk ka bërë ndryshime dhe në fushë do jenë të njëjtët lojtarë që turpëruan Barcelonën 8-2. Sulmi do përbëhet nga Levandovski që do mbështet nga Myler, Gnabri dhe Perisiç.

formaccionet bajern lion

Related posts

TALENTI HAALAND KUSHTON SHTRENJTË/ Manchester United kërkon përforcime, nis kontaktet për ish-dështimin e Milanit…

Delo.autor

BARCELONA HAP ARKËN/ 207 milionë euro në dy merkatot e fundit dimërore

Delo.autor

Takimi konsiprativ i PSG, ku mungoi trajneri Emery

Q.Autor

Leave a Comment