Sevilla ka fituar për herë të 6-të në histori trofeun në Europa League.
Skuadra spanjolli zhvilloi një finale të çmendur duke mposhtur 3-2 skuadrën e Interit e Antonio Contes.
Ndeshja nisi vrullshëm pasi në minutën e 4’ ishte Lukaku i cili realizoi golin e avantazhit (1-0) nga pika e bardhë e penalltisë. Portieri Bono kuptoi krahun e sulmuesit belg por pa mundur të ndalë topin që përfundon në rrjetë.
Nuk ka zgjatur më shumë se 7 minuta gëzimi i Interit. Sevilla ka arritur të barazojë rezultatin 1-1 me anë të Luuk de Jong i cili realizoi me kokë duke mposhtur portierin Handanovic. Në minutën e 33’ Sevilla ka bërë përmbysjen e çmendur pasi sërish në skenë del Luuk de Jong realizoi për 2-1.
Për të vendosur barazpeshën mendoi Godin për 2-2.
Goli i avantazhit për Sevillan vjen në minutën e 74’ kur Diego Carlos realizoi një rofishatë të bukur por topi u devijua nga Lukaku dhe më pas përfundoi në rrjetë, shkruan SYRI.net.
Pas shpërdorimeve të rasteve në sulm, sulmuesi belg i Interit realizon autogol.
Deri në minutat e fundit Sevilla administro rezultatin duke marrë sërish një tjetër trofe të rëndësishëm, ndërsa Interi zhgënjen në finalen e parë evropiane pas tripletës në vitin 2010.