Futboll Sport

“ATA NJIHEN SI MASHTRUESA DHE PROVOKUES”/ Ish-trajneri i Crvena-s fyen shqiptarët dhe ndez polemikat

Crvena Zvezda do të luajë në Tiranë të marten ora (20.00) në stadiumin “Air Albania”, dhe megjithëse nuk do të ketë tifozë, sipas ish-trajnerit të Zvezda-s dhe Serbisë, Milan Zivadinovic, mund të flasim për një provokim.

Ai është shprehur se futbollistët e Tiranës do të provokojnë lojtarët serb, pasi nuk kanë rrugë tjetër për të arritur qëllimin përfundimtar. Ish-trajneri i Zvezdës dhe i kombëtares serbe ka thënë se lojtarët duhet të interesohen vetëm për lojtarët dhe rezultatin, sipas tij provokimi do të jetë i madh.

“Kjo ndeshje është e vështirë psikologjikisht dhe duhet të jenë sikur po luajnë në finalen e Kupës së Botës. Provokimet janë pjesë e tyre.

Kështu janë ata, gjithmonë kanë qenë provokatorë sepse e dinë që ne jemi të ndjeshëm.

Lojtarët e Zvezdës duhet të jenë të vëmendshëm dhe mos të bien si në Serbi-Shqipëri apo Zvicër-Serbi.

Mund të ketë skena të pakëndshme atje, tifozët do bëjnë gjithçka për një organizim të veçantë. Ata njihen si mashtruesa, por do të jetë puna e UEFA-s më pas. Ndëshkimi më i madh për ta do të jetë që t’i mundim”, tha Zivadinovic për “Mondo”.

Related posts

LIVE/ Botërori 2022: Mbyllet ndeshja Francë-Finlandë. Rezultati 2-0

Delo.autor

U ndëshkua me kartona për baste, 6 vite pezullim mbrojtësit anglez

Sadik.Autor

FITORE PËR “INFARKT”/ Interi godet “Napoletanët” në kohën shtesë

Delo.autor

Leave a Comment