Futboll Seria A Sport

KRIZA E COVID-19 GODET RËNDË MILAN/ “Kuqezinjtë” me buxhet të limituar në merkato

Raportohet se Milani do ketë një buxhet prej vetëm 30 milionë eurosh për të shpenzuar në merkato. Impakti i pandemisë Covid-19 ka qenë shumë i dukshëm, pasi Milani si shumë ekipe të tjera po vuan në aspektin financiar pasi ka humbur shumë para gjatë tre muajve të izolimit.

“Calciomercato.com” pretendon se drejtuesit e Milanit po përpiqen të reduktojnë shpenzimet në Milanelo dhe kanë aprovuar një buxhet prej vetëm 30 milionë eurosh për Maldinin dhe Masarën për tu shpenzuar në merkato. Në këto rrethana, kuqezinjtë po mendojnë të shesin që të arkëtojnë të ardhura ku emri i parë që pritet të shitet është Davide Kalabria që vlerësohet rreth 12 milionë euro.

Related posts

“E ARDHMJA ËSHTË…”/ Coutinho “SPIUNON” Barcelonën: Janë momente të komplikuara

Delo.autor

VDEKJA TRAGJIKE E KOBE BRYANT/ Zbulohen detaje: Helikopteri nuk kishte licencë për…

F.autor

Botërori i Rusisë, organizatorët në ankth, por stadiumi i fundit jep përgjigjen

Sadik.Autor

Leave a Comment