Futboll Seria A Sport

IBRAHIMOVIC-MILAN, AFRON AKORDI! Gazetari zbulon: Do të rinovojë në kushtet e tij!

“Ka gjithmonë optimizëm!” Paolo Maldini, legjenda e Milanit dhe drejtuesi aktual kuqezi që po merret me merkaton, foli sot në Milanelo mbi mundësinë e rinovimit të Zlatan Ibrahimovic, që ende nuk ka arritur akord për të qëndruar edhe 1 vit.

Edhe pse Raiola tregohet i kujdesshëm, sipas Carlo Pellegatti, tifoz kuqezi dhe gazetar i ambjentit milanist prej më shumë se 30 vitesh, nuk do të ketë asnjë surprizë.

Duke folur për Radio 24 gjatë “Tutti Convocati”, Pellegatti tha: “Në fund, Milani do të rinovojë me 7 milion euro neto në sezon. Ibrahimovic nuk do të lëvizë nga ajo shifër. Pyetja është: a ka një sulmues më të mirë me 14 milion euro (bruto) për kuqezinjtë? Kur shoh lojtarët që i afrohen Milanit që kushtojnë më shumë se 20 milion euro, unë qesh.

Milan, Ibrahimovic ancora non firma. I tifosi sui social: 'Ma non dovevi giocare gratis?'

Ibra me 14 mln euro është një Pazar i mirë dhe nuk është rastësi që ata po kërkojnë Bakayoko me huazim. Duam apo jo, kjo është linja e marrë nga Elliott. Prioriteti i sotëm është Ibra, kontrata e tij përfundon më 31 gusht. Kontrata e Donnarumma skadon në qershorin e ardhshëm: për të dhe Calhanoglu do të duhet të presim që të kemi zgjidhur çështjen e Ibrahimovic”.

Related posts

KA PASUR FATIN TË LUAJË ME TË DY/ Dybala: Me “Pleshtin” gabova. Ronaldo duket si mburravec, por…

Delo.autor

Reali i ofron 25 milionë për pesë sezone, por Roma “pengon” portierin…

Sadik.Autor

SKANDAL ME FONDET E UEFA-S/ Bllokohen llogaritë e FSHF për transferta të jashtëligjshme. Përfshihet edhe Tirana

Delo.autor

Leave a Comment