Futboll Kategoria Superiore Sport

TRANSFERIMI I MAJKËLL NGO NË TURQI/ Surprizon menaxheri: Ja e vërteta…

Në mediat turke, qarkulloi ditën e sotme, një lajm, se ish-futbollisti i Tiranës, Majkëll Ngo, kishte arritur akordin me skuadrën e Menemesporit, dhe pritej që ai t’i bashkohej skuadrës gjatë kësaj jave, por së fundmi ka qenë menaxheri i anglezit, Majkëll Ngo, Mario Cenolli, i cili ka përgënjeshtruar lajmin, që e lidh 27-vjeçarin me këtë klub.

majkell ngo

“Dukë lexuar shumë portale dhe gazeta si nga Shqipëria apo Turqia, me lajme të rreme për lojtarin Majkëll Ngo, se paska arritur një marrëveshje me klubin e Menemenspor, dua t’ju sqaroj që është krejtësisht një lajm i rremë dhe Majkëlli nuk ka arritur asnjë marrëveshje me këtë ekip. Ju faleminderit për mirëkuptimin”, sqaroi menaxheri Cenolli nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

mario cenolli

Ndërkohë i kontaktuar nga “Panorama Sport”, ai hodhi dritë mbi të ardhmen e Ngosë, duke thënë: “Po, futbollisti është në tratativa me një ekip turk, por nuk është ai i Menemensporit. Bëhet fjalë për një ekip në Ligën e Parë turke”.

Related posts

Neymar: Cristiano Ronaldo është shembull që unë e ndjek

Q.Autor

Barcelona shkakton ‘tërmet’ në Madrid, Reali përgatit ‘revolucionin’ në sulm

Q.Autor

AGUERO THYEN REKORD/ Sërish zgjidhet nga Premier League si lojtari… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment