Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ Mbaron takimi me Conten, Inter merr vendimin për trajnerin

Antonio Konte do të vazhdojë të jetë trajner i Interit. Pas një mbledhje për më tepër se 3 orësh, mes presidentit Zhang dhe teknikut ziklatër, është vendosur që palët të vazhdojnë bashkëpunimin. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në komunikatën zyrtare ku thuhet.

“Takimi i sotëm mes Klubit dhe Antonio Conte ishte konstruktiv, në emër të vazhdimësisë dhe ndarjes së strategjisë për të ardhmen. Në të u hodhën bazat për të vazhduar projektin së bashku”.

Kohët e fundit ishin hedhur dyshime mbi vijimësinë e Kontes te zikaltrit, pasi vetë trajneri pati shpërthyer disa herë kundër drejtuesve të klubit. Madje edhe pas finales me Sevijan, ishte vetë Konte që pranoi se e ardhmja te Interi mund të jetë edhe pa të.

Megjithatë tani duket se Zhang ka konfirmuar trajnerin për të paktën edhe vitin e ardhshëm, ndërsa tani priten lëvizjet në merkato për të përforcuar skuadrën dhe pr të provuar fitimi ne trofeve.

Related posts

FIFA I DHA TË DREJTË LOJTARIT/ Skënderbeu padit në KAS mesfushorin Shqiprim Taipi

Delo.autor

SHTANGEN “KATALANASIT”/ Sulmuesi Gomez MPOSHT Ter Stegen me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Serie A / Lazio, Inter e Roma kanë frenuar, hapet gara për një vend në Champions…

Q.Autor

Leave a Comment