Champions League Futboll Sport

PARAQITJE KAMPIONËSH! Tirana eliminohet me kokën lart

Tirana ka humbur 0-1 në sfidën ndaj Crvena Zvezdës dhe është eliminuar nga UEFA Champions League. Bardheblutë, kampionët e Shqipërisë, treguan një futboll shumë të bukur, duke pasur dhe katër raste të pastra shënimi.

Muçi dhe Cale iu afruan golit në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, Muçi goditi shtyllën dhe Cobbinah humbi një rast i vetëm përballë portierit. Gjithsesi, golin do e shënonin serbët e Crvena Zvezdës, me anë të Tomane në minutën e 62’.

Një pakujdesi në mbrojtjen e Tiranës gjatë zhvillimit të një goditje këndi, u shfrytëzua mjaft mirë nga miqtë, konkretisht nga Tomane, që shënoi me kokë golin e vetëm dhe vendimtar të sfidës.

Tirana largohet me kokën lart nga kompeticioni më elitar për klube, duke mundur pastër 0-2 në transfertë Dinamo Tbilis dhe duke dhuruar një futboll shumë të bukur kundër një kundërshtari shumë më cilësor. Tashmë, rrugëtimi për bardheblutë e Egbo vazhdon në UEFA Europa League, aty ku luajnë dhe tre ekipe tjera shqiptare: Kukësi, Laçi dhe Teuta.

Related posts

“I KA IMPRESIONUAR TË GJITHË”/ Ish-ylli i PSG: Ky sulmues mund të arrijë nivelin e…

Delo.autor

NDRYSHIME RRËNJËSORE/ “Bernabeu” minierë ari për Real Madrid, përfitimet arrijnë shifrën e “çmendur”

Delo.autor

SUPER AUBAMEYANG/ Gabonezi shënon 3 gola për 17 minuta para syve të Emery (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment