Futboll Shqipëri Sport

FITORE ME PËRMBYSJE/ Ferencvaros i Myrto Uzunit trondit Celtic duke e eliminuar nga Championsi

Ferencvaroshi i Myrto Uzuni ka tronditur Sëlltikun brenda në Gllazgou, duke e eliminuar nga Champions-i në raundin e dytë. Kampionët e Hungarisë triumfuan me rezultatin 1-2, falë golave të Siger dhe Nguent, duke avancuar më tej. Për skocezët golin e vetëm e shënoi Kristie.

Për sa i përket futbollistit të Kombëtares shqiptare, Uzuni u aktivizua titullar, teksa la fushën e lojës në minutën e 86-të. Talenti beratas bëri një paraqitje tepër pozitive, duke ndihmuar skuadrën në menaxhimin e rezultatit. Vlen të theksohet se te Sëlltiku në minutën e 78-të u aktivizua edhe Albion Ajeti, por pa arritur të lerë gjurmë.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Salzburg-Crvena: Austriakët s’dinë të humbasin në shtëpi

Isa.Autor

“SHOPPING” PËR FESTAT E FUNDVITIT/ Bashkëshortja e Ronaldos “kapet mat” pa make-up (FOTO)

Delo.autor

Andres Guardado: Kam 20 foto me Messi-n dhe tek asnjëra prej tyre nuk kam topin

Sadik.Autor

Leave a Comment