Futboll Kategoria Superiore Sport

RENDITJA/ Ekipet më të suksesshme të shekullit të 21, ka vend dhe për Tiranën. Ja kush kryeson

Titulli i 25-ë kampion i fituar këtë sezon e ka futur Tiranën në listën e 30 klubeve më të titullara të shekullit të 21-të.
tIRANA
Në renditjen e përcaktuar nga “transfermarkt”, bardheblutë e drejtuar nga Emanuel Egbo numërojnë gjatë këtyre 20 viteve 21 trofe të fituar (6 kampionate 6 kupa dhe 9 Superkupa) dhe renditen në vendin e 29-ë të klubeve më suksesshme të mijëvjeçarit të tretë.

Tirana janë në kuotë të barabartë kupash me ekipin tajlandez Buriram Junajtid.
el ahli
Lista kryesohet nga El-Ahli i Egjiptit me 41 trofe, ndërsa kampionët e rinj të Europës Bajerni renditet i dyti me 40 të tilla. Në vendin e tretë vjen Linkoln Reds (po me kaq numër trofesh sa bavarezët). Gjigantët e Barcelonës dhe Real Madridit renditen përkatësisht në vendin e katërt dhe të 11-të.

Megjithatë, paraqitjet në Ligën e Kampioneve dhanë mesazhin  e qartë se cikli fitues i Tiranës sapo ka nisur dhe bardheblutë i kanë të gjitha mundësitë të plotësojnë muzeun e trofeve të klubit.

Related posts

PAS ZYRTARIZMIT/ Sulmuesi Dunga prezantohet tek skuadra e re: Doja shumë të isha në këtë ekip dhe…

Delo.autor

VALENCIA-REAL MADRID/ “Vendasit” kalojnë avantazh, shënon Guedes

Delo.autor

Platini i dënuar nga FIFA nuk shkon në Moskë për finalen, por inkurajon Francën

Isa.Autor

Leave a Comment