Futboll Sport

“TEUTA EKIP I FORTË”/ Trajneri i Beitar Jeruzalemit: Nuk e mendoj aspak skualifikimin

Trajneri i Beitar Jerusalemit, Roni Levi, foli dje në konferencë shtypi për ndeshjen e sotme me Teutën. Mes të tjerash ai theksoi se skuadra e tij do të bëjë të pamundurën për ta kaluar këtë tur. Për ekipin durrsak ai dinte që ka fituar kupën dhe që është një ekip i fortë në fushën e vet.

“Ne do të bëjmë të pamundurën për t’u kualifikuar për në turin tjetër, për këtë kemi ardhur këtu. E shoh si një mundësi të mirë për të kaluar, por duhet të luftojmë në fushë për ta merituar. Nga informacioni që kam për Teutën, di që është një ekip i fortë në fushën e vet. Fakti që ka fituar Kupën e Shqipërisë, do të thotë se është ekip i mirë. Dështimi në këtë ndeshje? Nuk e mendoj aspak, kemi ardhur për të fituar, e thashë që në fillim. Deri tani gjithçka ka shkuar mirë me ekipin dhe për nesër (sot) do të shohim cilët lojtarë janë në formën më të mirë për të përzgjedhur formacionin”, tha në konferencë trajneri i skuadrës izraelite, Roni Levi.

Related posts

NUK LUAJTI KUNDËR NAPOLIT/ Shikoni Mustafin duke dhuruar spektakël me topin (VIDEO)

Delo.autor

Triumfi i Francës, një “homazh” edhe për Afrikën. Lojtarët kryesorë të “gjelave” kanë rrënjë afrikane

Sadik.Autor

SHQIPËRIA U-17/ Paraqitje dinjitoze në miqësoren e dytë, Kombëtarja barazon me Bosnjën

Delo.autor

Leave a Comment