E mbani mend Gareth Barry? Futbollisti me eksperiencë dhe emër i lakuar në Premier League vendos të dalë “në pension”. Mesfushori vari këpucët e tij në moshën 39 vjeç pasi luajti tre sezonet e fundit me West Bromwich Albion. Me 653 paraqitje në Premier League, mesfushori ka vendosur rekordin absolut në kampionat, duke arritur të mbledhë më shumë se 100 paraqitje për tre ekipe të ndryshme (Aston Villa, Manchester City dhe Everton).