Futboll Sport

KUALIFIKIM PAS 18 VITESH/ Ja 3 “viktimat” e Teutës në Europa League

Teuta është kualifikuar tri herë gjatë historisë së saj në ture të kompeticioneve europiane. Skuadra bregdetare, në të gjitha pjesëmarrjet e saj në turet e Europës, ia ka dalë me sukses në sezonin 1995-’96, atë 2002- 2003 si dhe kualifikimi i djeshëm përballë Beitarit. Herën e parë, Teuta ka eliminuar finlandezen e TPS Turkut.

Në kompeticionin e Kupës së Kupave, Teuta eliminon finlandezët në turin kualifikues dhe më pas eliminohet nga Parma. Në vitin 2002, Teuta kalon nga turi i parë në të dytin, teksa eliminon Valetën në Kupën Intertoto. Në turin e dytë eliminohet nga skuadra rumune Gloria Bistria. Dje, skuadra e drejtuar nga Edi Martini kaloi në turin e dytë të Europa Ligës duke eliminuar Beitar Jerusalemin.

Related posts

VIDEO/ Zjarr, trena dhe litarë: Tortura që i bëhet portierëve në Argjentinë

Q.Autor

“DUHET TË JEMI MË TË VENDOSUR”/ Flet trajneri Lerda pas humbjes: Zgjodha Bardhin në sulm sepse…

Delo.autor

“KAM PARË SHERRE ME PISTOLETA, THIKA DHE SHISHE”/ Sulmuesi rikthehet te katalanasit: Jam rritur mes drogës e bandave

Delo.autor

Leave a Comment