Futboll Sport

“PLAS” TEK BEITAR PAS ELIMINIMIT NGA TEUTA/ Presidenti shkarkon trajnerin sapo zbriti nga avioni

Eliminimi nga Liga e Europës që në raundin e parë ka acaruar pa masë presidentin e Beitar Jeruzalemit aq sa i ka shprehur trajnerit Roni Levin vendimin se është i shkarkuar.
1036553
Mediat izraelite shkruajnë se kreu i klubit Moshe Hogeg nuk e ka përmbajtur dot zemërimin gjatë fluturimit të kthmit nga Shqipëria. Edhe pse bashkëpunëtorët e tij u përpoqën ta qetësonin për të reflektuar, duket se Hogeg e ka ndarë mendjen. Me të zbritur në atdhe, presidenti i Beitarit i komunikuar vendimin Levit.
1036551
Eliminimi nga Teuta 2-0 ka lënë të zhgënjyer dhe tifozët e Beitarit pasi presidenti ka premtuar rikthimin e titullit kampion në klub, por me vendin e tretë sezonin e kaluar në kampionat dhe skualifikimin nga Liga e Europës duket se nuk ka mbetur më arsye për të vazhduar bashkëpunimin me Levin.

Ndërkohë, edhe pse vendimi zyrtar ende nuk ka dalë, Beitar ndodhet në pozitë delikate teksa për dy ditë fillon kampionati dhe duke mbetur pa trajner rrezikon nisjen e mirë të edicionit futbollistik.

Related posts

U AKTIVIZUA NË DY ROLE TË NDRYSHME NË MESFUSHË/ De Jong është “vitamina” e Barcelonës, ja statistikat pozitive

Delo.autor

Rolando pa kontratë, portugezi ka oferta nga skuadrat prestigjoze në kampionatit turk

Sadik.Autor

E BUJSHME/ MILANI ka përzgjedhur yllin e Chelseas për JANARIN, Leonardo vijon tratativat

Isa.Autor

Leave a Comment