Futboll Seria A Sport

E KRYER/ Conte merr dashurinë e vjetër, tifozët e Interit kundër “Plakushit”

Trajneri Antonio Conte ka arritur më në fund të sigurojë shërbimet e mbrojtësit Aleksandar Kolarov. Interi ka gjetur gjuhën e përbashkët me Roman dhe tani pritet që vetëm lojtari të kalojë në “San Siro”.

Mbrojtësi i krahut të majtë u ble për 2 milion euro nga Interi. Afrimi i tij do të zyrtarizohet në orët e ardhshme, ndërsa numri një i stolit do të ketë lojtarin që dëshiron në ekip. Kolarov ishte një kërkesë direkte e teknikut italian për krahun e majtë të mbrojtjes.

Tifozët e Interit nuk janë aspak të lumtur me afrimin e serbit. Ata i kanë dalë kundër teknikut të tyre duke parë dhe moshën e lojtarit. Shtatlarti do të fryjë 35 qirinjtë në nëntor, ndërsa afrimet e Contes në merkato janë të gjithë futbollistë me moshë të madhe.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Conte “dorëzohet”: Vitin tjetër do të luajmë në Europa League

Sadik.Autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Për një muaj Interi me pronarë nga Hong Kongu

Delo.autor

NBA/ Golden State s’njeh pengesa, Phoenix e Brooklyn buzëqeshin pas kohës shtesë

Delo.autor

Leave a Comment