Futboll Seria A Sport

“LOS BLANCOS” E HUAZOI NË SPANJË/ Milan “rrëmben” me operacion “blic” talentin e ri…

Real Madridi nuk ka hapësira për Brahim Diazin, prandaj po mundohet që ta huazojë. Ofertat në drejtim të lojtarit nuk kanë munguar sipas asaj që shkruan AS, por ka qenë vetë futbollisti që ka zgjedhur klubin e tij të ri.

Futbollisti ishte i huazuar te Malaga, madje klubet kishin rënë dakord. Lojtari nuk donte të transferohej në La Liga 2 dhe prandaj vendosi për një klub tjetër.

Milani u shfaq në skenë dhe Brahim Diaz ka vendosur të luajë për “Djallin”. I riu vendosi për Serie A, pavarësisht se kërkohej dhe nga Beti, Sociedad dhe Getafe, pa harruar Malagan.

Related posts

U KËRKUA ME NGULM NGA INTER/ Talenti 19-vjeçar mbërrin në Torino për të firmosur me klubin…

Delo.autor

“DO TË LARGOHEM”/ Klubi i Serisë A kontakton menaxherin e yllit të PSG-së

Delo.autor

FRIKA TEK MBIJETESA/ Ardian Mema: Çdo ndeshje finale për Tiranën, ja çfarë po më vret…

Isa.Autor

Leave a Comment