Bundesliga Futboll Sport

KUJT DO T’IA JEPTE “TOPIN E ARTË” KËTË VIT? Lewandowski e ka përgjigjen majë gjuhës…

Sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski, thotë që, nëse do të ishte i ngarkuar me dhënien e “Topit të Artë” këtë vit, atëherë do t’ia jepte vetes. Polaku e ndihmoi Bayernin për të fituar Bundesliga, Kupën e Gjermanisë dhe Champions. Në rolin e sulmuesit kryesor bavarez, ai rezultoi golashënuesi më i mirë në secilën prej këtyre garave.

Me siguri ishte sezoni më i mirë i karrierës së tij, deri më tani, pasi e gjeti rrugën e rrjetës në 55 raste, në vetëm 47 ndeshje, veçanërisht duke shënuar në çdo ndeshje të Ligës së Kampionëve që luajti, deri në finale.

Ai nuk do të ketë, megjithatë, mundësinë për të fituar një trofe të tillë individual, tepër të lakmuar, sepse “France Football”, e cila organizon çmimin, ka zgjedhur ta pezullojë këtë vit për shkak të krizës së koronavirusit.

Për shumë njerëz, ai ishte kandidati i jashtëzakonshëm për të triumfuar. Kështu mendon edhe vetë, teksa flet për “Onet”: Ne fituam gjithçka që duhej të fitohej. Unë isha golashënuesi më i mirë në çdo kompeticion. Mendoj që, nëse një lojtar ka arritur aq shumë, duhet ta fitojë “Topin e Artë”.

Related posts

Kaos te Sporting, 50 huliganë rrahin lojtarët dhe stafin në qendrën stërvitore

Sadik.Autor

INTER-LIVERPOOL/ Inzaghi me “artileri të rëndë”, dy surpriza nga Klopp (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TREMBET REALI/ Sergio Ramos lëndohet, ja sa mund të mungojë

Isa.Autor

Leave a Comment