Futboll La Liga Sport

NË PËRPJEKJE PËR LËVIZJEN E SHEKULLIT/ Guardiola kapet “mat” në Barcelonë

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, po mundohet të mbyllë lëvizjen e shekullit. Numri një i stolit të “Qytetarëve” dëshiron që të ketë në skuadër Lionel Messin. Ai ka folur me sulmuesin argjentinas, por tani do ta takojë direkt vetë në Barcelonë.

Tekniku ka darkuar në një restorant aziatiak të njohur në Barcelonë. Faqja e restorantit ka shpërndarë një foto me trajnerin e mirënjohur ku shkruan: “Sot në Kao Dimsum. Ne e duam familjen e Guardiolës”, – shkruhet si mbishkrim.

Guardiola nuk është rastësisht në Spanjë, pasi do të bisedojë nga afër me lojtarin më të mirë në planet. Afrimi i Messit do të ishte i jashtëzakonshëm dhe do të ndihmonte shumë anglezët në Champions. Ata kanë dështuar në kompeticionin më të madh në Europë, ashtu si kapiteni i Barçës.

Related posts

LAMTUMIRA E HESHTUR/ Bonaventura në lot! Ibra e quan “numri 1”, gruaja sulmon Milan (VIDEO)

Delo.autor

“SHPËRTHEN” NDAJ LAPORTAS DHE PARALAJMËRON XAVI-N/ Stoichkov: Duan të flakin në rrugë një tjetër legjendë

Delo.autor

GOLA DHE SURPRIZA NË CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid bie ndaj Shakhtar, Inter shmang humbjen, Bayern nuk e fal Atleticon

Delo.autor

Leave a Comment