Futboll Sport

E ARDHMJA E MESSIT BËHET PRE E “HAKERAVE”/ “Jashtëtokësori” transferohet larg Europës (FOTO)

Thashetheme e shumta rreth destinacionit të ri të Lionel Mesit duket se po njohin dhe anën e errët e mashtrimeve kibernetike. Klubi brazilian i famshëm Kruzeiro ka rënë pre e “hakerave” orët e fundit teksa faqja zyrtare e klubit konfirmoi blerjen e superyllit të futbollit.
mESI
Madje, “piratët kibernetikë” kishin manipiluar dhe një deklarë të “Pleshtit”, i cili shfaqej se ishte më se i lumtur për të luajtur me Kruzeiron. I gjithë rrengu zgjati për disa minuta dhe vetë Kruzeiro mori situatën në dorë duke konfirmuar se vetë klubi kishte rënë pre e mashtrimeve kibernetike.
Zyrtare: Mesi është përforcimi i ri i Kruzeiros

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kruzeiros. Është një nder i madh të jem pjesë e skuadrës së Ederson Moreiras. Shihemi së shpejti! Mezi pres të luaj në Mineirao”, shkruhej në materialin e rremë të faqes së Kruzeiros.

Related posts

Totti i rrëfyer nga Totti, tani keni mundësi ta gjeni dhe libër

Sadik.Autor

“IBRA NJË KAFSHË”/ Manxukiç: Te Milani, për të realizuar ëndrrën e çdo tifozi

Delo.autor

MESSI apo RONALDO? TEVEZ ka një përgjigje briliante që i vë “kapakun” diskutimit

Isa.Autor

Leave a Comment