Futboll Sport

CRVENA ZVEZDA I PRISH PUNË TIRANËS/ Dy titullarët “Bardheblu” rrezikojnë Superkupën, ja emrat

Tirana ka vazhduar punën për ndeshjen e radhës, atë të Superkupës së Shqipërisë. Bardheblutë si zakonisht kanë punuar të qetë në “Skënder Halili”. Grupi ka qenë me mungesa, pasi dy lojtarë, Elton Kale dhe Erjon Hoxhallari nuk janë stërvitur me pjesën tjetër të lojtarëve. Shkak janë bërë dëmtimet që kanë dy futbollistët prej sfidës me Zvezdën.
erion hoxhallari
Erjon Hoxhallari, i cili u dëmtua në Tbilisi dhe sakrifikoi në ndeshjen me serbët nuk është stërvitur me ekipin. Ai ka problemin në kofshë dhe rrezikon të mos jetë në fushë për disa ditë derisa të qetësohet kofsha. Lojtari po punon vetëm në palestër dhe gjasat janë që të jetë gati vetëm për kampionat dhe ndeshjen e Champions-it, duke humbur sfidën e Superkupës me Teutën.
elton kale
Me probleme është edhe Elton Kale. Braziliani ka dy shqetësime. Si fillim një problem në kavilje, pasi është shkelur nga një mesfushor i Zvezdës dhe i duhet dy ditë për t’u riaftësuar. Problemi kryesor i Kalesë mbetet shpatulla. Lojtari e ka ndier veten të rënduar dhe rrezikon të mos luajë në sfidën me Teutën ditën e hënë. Dalja e shpatullës është bërë kronike dhe lojtarin gjatë këtij sezoni e ka shqetësuar shumë ky problem, ndonëse e ka kaluar disa herë, duke provuar dhe duruar dhimbjet. Si Hoxhallari e Kale janë dy titullarë të padiskutueshëm të Tiranës së sezonit të shkuar.

Related posts

Ja pse Franca fitoi Botërorin/ Zbulohet hajmalia origjinale e kampionëve të Botës

Isa.Autor

BARCELONA-MANCHESTER UNITED/ Starton sfida në “Camp Nou”

Delo.autor

Moratti i hedh benzinë zjarrit: Ndaj Juves, gjithmonë na ndodhin padrejtësi…

Sadik.Autor

Leave a Comment