Të tjera

Skualifikohet Suela Mëhilli. Gabim teknik në garën e slalomit special

Suela Mëhilli e përfundoi më shpejt seç duhej garën e slalomit special në ski në Lojërat Olimpike dimërore që po zhvillohen në Korenë e Jugut.

Një gabim teknik që në raundin e parë i kushtoi skiatores shqiptare në garën që u shty për shkak të erërave të forta. Gjatë zhvillimit të kësaj gare, Suela Mëhilli shmangu një nga stekat e vendosura në pistë, diçka që konsiderohet si një faull teknik, duke u skualifikuar përfundimisht nga kjo disiplinë.

Në 18 dhe 22 shkurt do t’i takojë Erjon Tolës të garojë në Lojërat Olimpike dimërore, me 31-vjeçarin që do të marrë pjesë në slalomin gjigant dhe atë special.

 

Related posts

Golovkin zbulon rivalin, më 5 maj mbron titujt ndaj Martirosyan

Sadik.Autor

FORMULA 2/ Makina ndahet në dysh gjatë aksidentit të tmerrshëm. 3 pilotë… (VIDEO)

Delo.autor

Peshëngritësit nuk tërhiqen, e duan sot vendimin e pezullimit

Sadik.Autor

Leave a Comment