Futboll Seria A Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET E CONTES/ Mesfushori mesazh dashurie Interit: E dua këtë fanellë, do luftoj me “Zikaltërit” për…

Mesfushori i Interit, Marselo Brozoviç e ka distancuar veten e tij nga një largim prej zikaltërve. Kroati është përfolur për një largim, pasi trajneri Konte dëshiron lojtarë të rinj në mesfushë dhe e ka nxjerrë në shitje Brozoviçin.

brozovic

“Të dashur zikaltër, për respektin e madh që kam për këtë fanellë, kurrë nuk jam përgjigjur për gjërat që janë shkruar për mua në javët e fundit dhe nuk do ta bëj tani. Unë thjesht mund të them se gjithmonë kam dhënë më të mirën për këtë fanellë dhe për këtë qytet, ku jam ndjerë si në shtëpi. Mendoj se gjithashtu kam shpërndarë disa emocione, si kur festuam në derbi.

E dua këtë fanellë. E dua qytetin e Milanos dhe do luftoj me zikaltërit për një kohë të gjatë. Forca Inter”, shkruan Brozoviç në rrjetet sociale.

Related posts

HUMBJA E “DJAJVE TË KUQ” I BEFASON TË GJITHË/ Reagimi epik i Neville tërheq vëmendjen e Mourinhos (VIDEO)

Delo.autor

NJË RIKTHIM DHE SHUMË TALENTE/ Anglia publikon listën e lojtarëve për Kampionatin Europian, ja yjet që mungojnë…

Delo.autor

ASNJË OFERTË PËR BALE/ Real Madrid i detyruar të “durojë” yllin uellsian dhe një vit

Delo.autor

Leave a Comment