Serge Gnabry është gati të marrë përgjegjësi të reja me fanellën e Bayern Munich. Një nga protagonistët e mëdhenj të sezonit që sapo është mbyllur ka qenë pikërisht gjermani 25-vjeçar, që ka udhëhequr bavarezët me gola dhe asiste drejt një Triplete magjike.
Ja pse, me sezonin e ri që është shumë afër, ai ka menduar të marrë më shumë përgjegjësi duke ndërruar numrin dhe duke zgjedhur 7-n të mbajtur nga njëfarë Franck Ribery në të kaluarën.
Siç ka bërë të ditur Bayern Munich në rrjetet sociale, Gnabry ka zgjedhur të ndryshojë numrin e fanellës duke kaluar nga 22 te 7. Një vendim i rëndësishëm, duke parë se ajo fanellë nuk ka pasur një padron nga largimi i Franck Ribery.
“Pres me padurim të mbajë këtë numër. Franck ka entuziazmuar gjithmonë tifozët dhe kjo gjë më frymëzon akoma më shumë mua”, ka thënë Gnabry për kanalet zyrtare të klubit.
Një mesazh që ka marrë menjëherë përgjigjen e Ribery në Twitter: “E meriton këtë numër vëlla! Fat të mbarë dhe më bëj të ndihem krenar”.
Von der 2⃣2⃣ zur 7⃣: Neue Rückennummer für @SergeGnabry.
Alle Infos 👉 https://t.co/RDRM6AqyeZ
Zum Trikot 👉 https://t.co/X15qqLfbls #FCBayern #MiaSanMia
— CHAMPIONS OF EUROPE 🏆 (@FCBayern) August 31, 2020
Der Chefkoch mit der 7! 😍
Du verdienst die Nummer frero! Viel Erfolg damit und mach mich stolz! 🤪😘 @SergeGnabry https://t.co/rRrZO6ZHuY— Franck Ribéry (@FranckRibery) August 31, 2020