Futboll La Liga Sport

E KRYER/ “Los Blancos” si supermarket, fuqizon Granadan para ndeshjes me Teutën

Real Madridi ka shitur Alberto Soron te skuadra e Granadas. “Los Blancos” po mundohen që të grumbullojnë të ardhura nga shitja e futbollistëve dhe i radhës që i dha lamtumirën “Santiago Bernabeos” ishte Soron.

Ky i fundit nuk ka qenë asnjëherë pjesë e ekipit të parë dhe është përdorur në formë huazimi nga ekipi i trajnerit Zinedine Zidane. 21-vjeçari luajti së fundmi i  huazuar tek ekipi i Zaragozas ku dhuroi paraqitje të mira.

Granada e pikasi mesfushorin dhe e rrëmbeu. Një afrim i rëndësishëm për klubin spanjoll para ndeshjes kundër Teutës, e vlefshme për Europa League. Spanjollët do të vijnë në Shqipëri për të luajtur me durrsakët.

Related posts

AKUZAT PËR PROPOGANDË/ Vendosi shiritin e kapitenit me ngjyrat e LGBT-së, UEFA merr vendimin për Neuer

Delo.autor

E rëndë/ Vdes në gjumë futbollisti 18-vjeçar, kapiteni i ekipit anglez

Sadik.Autor

KOSOVË-ANGLI/ Ilir Latifi dhe Capital T shkrepin FOTON E DITËS në prag të ndeshjes

Delo.autor

Leave a Comment