Futboll Seria A Sport

KALENDAR I VËSHTIRË PËR NAPOLIN/ Gattuso: Ne do jemi gati për fillimin e kampionatit

Trajneri i Napolit, Xhenaro Gatuso mendon se do jetë një sezon i vështirë, por gjithashtu shprehet se është gati për të filluar kampionatin. Napoli e nis sezonin e ri në transfertën e Parmës, ndërsa ndeshjen tjetër e luan në shtëpi ndaj Xhenoas.

Hysaj Napoli

“Ne do jemi gati për fillimin e kampionatit. Do jetë një sezon i vështirë, sepse Napoli do duhet të luajë shumë ndeshje të vështira rresht”, tha Gatuso për uebsajtin zyrtar të klubit. Napoli përballet me Juventusin në raundin e tretë, dhe me Atalantën në raundin pasardhës.

Në javën e 8-të, ekipi i Gatusos ndeshet kundër Milanit në shtëpi, për të udhëtuar më pas drejt Romës në raundin tjetër.

Related posts

Publikohen formacionet zyrtare të takimit çerekfinal mes Brazilit dhe Belgjikës 

Isa.Autor

ÇËSHTJA “DONNARUMMA”/ Menaxheri i tij luan me “dy porta” kundër Milanit

Delo.autor

ZYRTARE/ PSG kryen transfertën e madhe, firmos me fituesin e Championsit

F.autor

Leave a Comment