Futboll Shqipëri Sport

“VETËM FITORJA ËSHTË REZULTAT POZITIV”/ Çelhaka për ndeshjen me Austrinë: Jemi të bashkuar

Njësoj si shoku i skuadrës, edhe futbollisti i Shqipërisë U21 Jurgen Çelhaka kërkon që Shqipëria të fitojë medoemos ndaj Austrisë në fushën e këtyre të fundit në kuadër eliminatoreve të kampionatit europian për 21-vjeçarët.

Për sa i përket objektivave të Shpresave, mesfushori i Tiranës deklaroi se ekipi duhet të fitojë ndeshjen me rivalët austriakë dhe pastaj të mendojë për Andorrën.

“Kundërshtari – Normalisht që e ka studiuar trajneri ajo është detyra e tij. Ne do të zbatojmë detyrat e trajnerit dhe shpresoj të marrim maksimumin atje.

Barazimi i pranueshëm – Vetëm fitorja është rezultat pozitiv.

Ndeshje tifozë – Nuk mendoj se është diçka pozitive, po dhe as negative  mendoj është njësoj si me tifozë, si pa tifozë.

Klima te Shqipëria U21 – Është një atmosfeë shumë e mirë, grupi është i bashkuar, kemi lojtarë shumë të mirë, shpresojmë të arrijmë objektivat.

Objektivi i ekipit- Të fitojmë ndeshjen e radhës, pastaj të mendojmë për Andorrën”, përfundoi mesfushori i Shqipërisë U21 dhe Tiranës Jurgen Çelhaka.

Related posts

“BESOJ TEK FITORJA E TIRANËS NË AIR ALBANIA“/ Flet mesfushori Hasani para derbit: Më vjen keq që…

Delo.autor

NIKO UILLIAMS TRAZON UJËRAT/ I del kundër klubit për Barcelonën. Zbulohen prapaskenat në Spanjë

F.autor

E PABESUESHME/ Inter – Fiorentina: “TRONDITET San Siro”, ja rezultati befasues (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment