Futboll La Liga Sport

LARGIMI I “PLESHTIT” NGA “CAMP NOU”/ Rakitic këshillon “Jashtëtokësorin”: Kjo është zgjidhja më e mirë

Ivan Rakitic dhe Barcelona i kanë thënë lamtumirë njëri-tjetrit pas 310 ndeshjes dhe 13 titujve.

Mesfushori është kthyer në Sevilla-n “e tij”.

Në konferencën për shtyp të lamtumirës, siç ka bërë të ditur Mundo Deportivo, kroati ka dashur t’i japë edhe një këshillë Leo Messi-t, i cili po mendon mund të ndjekë gjurmët e ish-shokut të skuadrës dhe të largohet gjithashtu nga Camp Nou.

“Messi? Respektoj vendimin e të gjithëve dhe mbi të gjitha respektoj Barçën. Çdo lojtar duhet të bëjë atë që mendon se është më e mirë për të”.

“Personalisht mund të them se nuk e kam patur të lehtë të largohem pas gjashtë vitesh. Besoj se zgjedhja më e mirë e mundshme për të gjithë lojtarët është gjithmonë Barça”, ka thënë Rakitic.

Related posts

BËN XHIRON E BOTËS/ Alvaro Vazkez shënoi një gol spektakolar “alla Ibrahimovic” (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Blatter tallet me Mbappe pas finales së Champions! Thumbon edhe PSG

Delo.autor

MAN CITY THELLON SHIFRAT/ Jesus kompleton het-trikun (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment