Tirana është në podium si një nga skuadrat më të shtrenjta shqiptare të Kategorisë Superiore. Bardheblutë vlerësohen 4.325 milionë euro, shumë larg Partizanit që vlen 4.95 milionë euro dhe Kukësit 4.5 milionë.
Skuadra bardheblu vetëm këtë verë largoi nga ekipi 11 futbollistë. Me një llogari të thjeshtë, nëse ata do të ishin në ekip, vlera do të rritej edhe 1 milion euro, duke qenë mes dy ekipeve më të mira në Shqipëri. Tirana është kampionia dhe doli në finalen e Kupës së Shqipërisë, ndërsa tani është skuadra nga e cila pritet të kalojë në fazën e grupeve të Europa League.
Related posts
Click to comment