Futboll Seria A Sport

“I SURPRIZUAR NGA ANDREA PIRLO”/ Legjenda Del Piero: Po meditoj edhe unë…

Alesandro del Piero, numri historik 10 i Juventusit dhe ish-sulmuesi i kombëtares italiane, flet për mikrofonat e “Forbes” për aspektet e të shkuarës së tij, por edhe të ardhmes, pa harruar temat e nxehta të aktualitetit futbollistik, siç ishte “promovimi” i Andrea Pirlos në stolin e “Zonjës”. Kurioziteti i parë që “Pinturikio” zbulon është penalltia e finales së Botërorit 2006 kundër Francës.

“Çfarë po mendoja? Rruga nga mesfusha te pika e bardhë është shumë e gjatë. Kërkon të përqendrohesh, por të kalojnë në mendje shumë gjëra. Ai është momenti më i rëndësishëm i jetës sate. Dhe unë u përpoqa që të mendoja diçka që të më bënte të qeshja. I thosha vetes se vetëm 2.5 miliardë njerëz po më shikonin në atë moment dhe se asnjërit nuk do t’i kishte interesuar nëse do ta gaboja atë penallti.

Të bësh drejtorin teknik dhe trajnerin është diçka që e kam pasur gjithnjë në mendjen time”, shtoi Del Piero për dëshirën e rikthimit në futboll, diçka që e ka bërë ish-shoku i tij Andrea Pirlo:

“U befasova me të vërtetë nga thërritja e Pirlos te Juve, sepse ishte shumë e shpejtë. Mendoj se do të shkohej në një tjetër drejtim. Do të ishte një sfidë e madhe për këdo. Por flasim për një klub të shkëlqyer. Dhe Andrea është i madh. Nuk e di se cilat janë idetë e tij në fushë, por e njoh mirë dhe jam i bindur se do të jetë gati për ta shfrytëzuar sa më mirë këtë mundësi.

Related posts

ASKUSH SI “DJALLI”/ Milan shkruan historinë e klubit, vendos rekord absolut

Delo.autor

Mbyllet “kapitulli” Morati/ Ja kush është pretendenti kryesor për kreun e Federatës Italiane të Futbollit

Isa.Autor

SHKËLQEU ME DORTMUNDIN/ Real Madrid bën gati 67 milion euro për këtë mesfushor

Isa.Autor

Leave a Comment