Futboll Gossip Sport

E DETYROJNË TË VENDOSË MASKËN/ Momenti kur Cristiano Ronaldos “i tërhiqet veshi” (VIDEO)

Në shumë vende ajo është bërë e detyrueshme, teksa vende të tjera janë ndërgjegjësuar në domosdoshmërinë e saj.

Duke qenë se është një zakon i ri në jetën tonë, na ndodh shpesh që të harrojmë të vendosim masakat dhe mes nesh qenka edhe Cristiano Ronaldo.

Mbrëmjen e djeshme Portugalia u përball me Kroacinë në Ligën e Kombeve, por për shkak të një dëmtimi në këmbë, ylli potugez nuk mund të ishte pjesë e formacionit.

Megjithatë, ai e ndoqi ndeshjen nga stolat e tifozëve, duke i dhënë zemër skuadrës, por harroi të vendoste maskën.

E detyruar prej protokollit të sigurisë, njëra prej pjesëtarëve të stafit i ka kërkuar atij që të vendosë maskën, kërkesë kjo e pranuar menjëherë prej tij.

Kamerat kanë fiksuar këtë moment që po bën xhiron e rrjetit.

Related posts

NGA UJKANI TEK VEDAT MURIQI/ 4 lojtarët e Kosovës luten për të prekurit nga tërmetet në Shqipëri (FOTO)

Delo.autor

KATASTROFË NË SPANJË/ 28 të prekur nga COVID-19 në klub. Liga para vendimit të vështirë

Delo.autor

ZYRTARE/ Largohet nga Barcelona, transferohet drejt klubit nga Serie A (FOTO)

F.autor

Leave a Comment